VIDEO/ Manchester United bëhet "djall" dhe i shkakton Arsenalit humbjen e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2022, 19:31
4 nga 4. Nuk njeh pengesa Manchester United as kur bëhet fjalë për kryesuesit e Premier League. Djajtë e kuq shtrijnë në tapet edhe Arsenalin që pëson humbjen e parë në "Old Trafford".
Anthony Santos në debutim shënoi menjëherë. Mister 100 milionëshit i mjaftuan pak më shumë se 30 minuta lojë për t'u bërë braziliani më i ri që shënon në debutim në Premier.
22-vjeçari i hapi rrugën suksesit që u konfirmua nga dy golat e Rashford të asistuar nga Bruno Fernandes e Christian Eriksen.
Në krahun tjetër, Saka barazoi përkohësisht por goli rezultoi i pamjaftueshëm për të evituar disfatën e parë. Arsenal vazhdon të kryesojë me 15 pikë por diferenca me Tottenham e Manchester City ngushtohet në vetëm 1 pikë.
