“Të parin do të arrestoja Ramën”, Demalia: Meta, Berisha e Rama një paketë, në paketë ka gjithmonë radhë

Analisti, Ilir Demalia gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, u shpreh se nëse do të ishte ai drejtor i përgjithshëm i pari që do të arrestonte është Edi Rama.

Sipas tij Rama, Rama, Meta e Berisha janë një paketë dhe në paketë ka gjithmonë radhë.

Sakaq ai komentoi dhe qasjen e SHBA ndaj situatës në Shqipëri duke thënë se ato në fillim po godasin Berishën e Metën më pas nga boshllëku që krijohet do të godasin Ramën.

Ilir Demalia: Deklaratat e forta janë një retorikë e hallit të Berishës dhe Metës. Në këtë rast Rama nuk është më i mirë se këta. Po të isha unë drejtor i përgjithshëm të parin do të arrestoja atë që është rreziku sot, Edi Ramën por jo se do të lija këta. Rama e ka çuar të keqen më larg se këta. Kjo nuk e bën Berishën dhe Metën më të mirë. Këta janë një paketë dhe në paketë ka gjithmonë radhë. Ky që është në pushtet është rreziku sot.

“Ne kemi psikologjinë dhe kultin e 1-shit dhe këtij 1-shi i nënshtrohet e gjithë hierarkia shtetërore. Është e vërtetë që në historinë e shtetit shqiptar nuk kemi vendosur kurrë ekuilibra drejtësie.  Nëse bëjmë zgjedhje do të fitojë prapë PS se dhe dhjetori i viteve 90 ishte triumf i spiunave dhe jo i demokracisë. Amerikanët e marrin me ngadalë, në fillim do të godasin këta të dy (Berishën dhe Metën) më pas nga boshllëku që krijohet do të godasin Ramën.”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ditën e sotme njoftoi se protesta e parë do të mbahet ditën e martë  të javës së ardhshme pra më 13 shtator.