Po pushonte e vetme në plazhin e Shëngjinit, 50-vjeçarja gjendet pa shenja jete

Një pushuese rreth 50-vjeçare ende e paidentifikuar ka humbur jetën në bregdetin e Shëngjinit.

Gruaja është gjetur pa shenja jete.

Autoambulanca me personelin mjekesor shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit nga pushues të tjerë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nështrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Viktima ishte e vetme në plazh.