Meta: Rilindasi i Shijakut merr shembull nga Rama
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një Konferencë për shtyp ku foli për krimin mjedisor që po ndodh në Shijak u shpreh se kreu i bashkisë së Shijakut merr shembull nga Rama.
Sipas tij nuk janë vetëm plehrat janë edhe verërat që është aferë tjetër e lidhur me të.
Ilir Meta: Rilindasi i Shijakut nuk ka faj që sillet në mënyrë kriminale me popullin e tij që jo vetëm i merr taksat dhe lekët për pastrim dhe ua depoziton para shtëpive, por dhe ua djeg. Ai merr shembull nga kryerilindasi i gjithëmavisë Edi Rama i cili të gjithë e dinë e ka shndërruar aferën e incineratoreve më të zezën në të gjithë kohrat. Djegjen e mbetjeve, helmimin e popullatës do ta kemi prioritet sikurse kemi antikorrupsionin numër 1 dhe afëra e inceneratorëve që ka qenë dhe mbetet kryevepra e korrupsionit është më tepër se 500 milion euro. Nuk janë vetëm plehrat.
Sakaq kreu i Partisë së Lirisë tha se kjo vejdhje e madhe e bërë qytetarit shqiptar e meritojnë që protestën e parë do ta organizojë pas një jave tek inceneratori i Tiranës.