Turistja hungareze gjendet e vdekur në dhomën e hotelit në Ksamil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2022, 13:10
Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit në Ksamil ku po qëndronte. Viktima është identifikuar si S. E, 66-vjeçe.
Gruaja është transportuar në spital.
Nga informacionet e para të policisë 66 vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, informon gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj.