“Bomba atomike të kishte rënë, nuk do të ishte kjo ndotje”, Meta: Reagimi i policisë së Shijakut tregon kapjen e shtetit
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat u shpreh se vetëm pasi ai denoncoi krimin mjedisor në Shijak 2 zjarrfikëse u nisën për atje.
Sipas tij ajo që është më e rënda dh që tregon kapjen e shtetit është reagimi i policisë së Shijakut.
Meta shprehet se dhe një bombë atomike të kishte rënë nuk do të kishte ndodhur ajo ndotje.
Ilir Meta: Kam marrë disa herë foto dhe mesazhe nga banorë të atij komuniteti për situatën mjaft të rëndë me plehrat dhe mbetjet. Sot nuk po ju besoja pamjeve derisa vajta vetë. Vetëm kur u mor vesh që unë vajta atje dhe pas reagimit publik, u nisën dhe 2 zjarrfikëse gjoja për të fikur zjarrin. Ajo që është më e rënda dh që tregon kapjen e shtetit është reagimi i policisë së Shijakut pas vajtjes sime atje dhe pas deklaratave të mia ku thotë se A.M 47-vjeç kishte djegur disa goma dhe sedilje makinash me qëllim nxjerrjen e metaleve. Dhe një bombë atomike të kishte rënë nuk do të kishte ndodhur ajo ndotje e jashtëzakonshme që e ka parë të paktën gjysma e banorëve që jetojnë në Durrës dhe nga Peza deri në Shijak. Një reagim më i rëndë dhe ai i rilindasit të Shijakut. Ta kthesh atë zonë në një vend terrori ndaj qytetarëve.
