Në Gjirokastër, gruaja rrëzohet nga kati i 5-të e vdes, në Vlorë mbytet 45 vjeçari nga Korça

Në Gjirokastër, gruaja rrëzohet nga kati i 5-të e vdes,
Vendi ku ndodhi ngjarja

Një grua rreth 60-vjeçare ka rënë nga kati i pestë i pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit”, në Gjirokastër.

Gruaja  e identifikuar si Aksinja Lulo ka ndërruar jetë.

"Rreth orës 12:20, në lagjen "Kodra e Shtufit", Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në Gjirokastër, gruaja rrëzohet nga kati i 5-të e vdes,
Trupi i pajetë dërgohet në morg