Parakalime të gabuara e shpejtësi, gati 3000 shoferë "rebelë" vetëm në Fier e Gjirokastër

Rreth 3 mijë drejtues mjetesh u gjobitën gjatë javës që lam pas në rrugët e Fierit dhe Gjirokastrës. Parakalimet e gabuara dhe shpejtësia tej normave, që janë shkaqet kryesore të aksidenteve, janë edhe shkeljet më të shpeshta.

Tre persona u arrestuan në rrugët e qarkut Fier pasi u kapën nga policia duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

2316 drejtues mjetesh u gjobitën për shkelje të ndryshme të kodit rrugor gjatë javës që lam pas, sipas të dhënave zyrtare të Policisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

989 shoferë u kapën në tejkalim të normave të shpejtësisë, 112 prej të cilëve iu pezullua patenta.

Parakalimet e gabuara është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve, por mbetet edhe një prej shkeljeve më të shpeshta nga shoferët.

479 drejtues mjetesh u gjobitën në Fier.

183 shofere nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, ndërsa 182 të tjerë u kapën me celular në timon.

Policia e Fierit thotë se 57 masa administrative u vendosën për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse dhe 395 gjoba të tjera për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

665 shoferë u gjobitën në rrugët e qarkut të Gjirokastrës, ku shkelja kryesore mbetet ajo e parakalimit të gabuar me 359 masa administrative.

Dy prej tyre iu pezullua patenta.

 74 drejtues mjetesh u ndëshkuan për mos vënien e rripit.

140 drejtues mjetesh u kapën në shkelje për parkime në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, dhe 92 për shkelje të rregullave të tjera të kodit Rrugor.

Policia thotë kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.