Tri viktima në plazhe, mbyten pushuesit në Shëngjin e Vlorë, hungarezja vdes në Ksamil

Një grua humbi jetën në plazhin e Shëngjinit, duke u shënuar si viktima e parë e dyshuar për shkak të mbytjes në det.

Ajo u gjet e pajetë në bregdet nga pushuesit të cilët dhanë alarmin dhe njoftuan autoritetet. Por kur ambulanca me personelin mjekësor, mbërriti në zonë, ishte shumë vonë.

Mjekëve u mbeti vetëm të konstatojnë vdekjen e pushueses që mësohet se kishte dalë e vetme në plazhin e Shëngjinit.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes.

"Rreth orës 14:00, në zonën e quajtur “Skalierat", Shëngjin, shtetasja V. Rr., 58 vjeçe, banuese në Shëngjin, sapo është futur në det ka humbur ndjenjat. Vrojtuesi i plazhit dhe pushues të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 58-vjeçares, e cila më pas është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Lezhë, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale." - njofton policia. 

Më herët, një pushues u mbyt në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Viktima është një 45-vjeçar, banues në Korçë.

Sipas policisë, ai u mbyt aksidentalisht teksa kishte hyrë në det për tu larë, ndërsa do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë nësë ai pësoi infarkt në ujë.

Një 66-vjeçare hungareze e çoi në tre numrin e pushuesve që humbën jetën në plazhet e vendit këtë të martë shtatori.

Turistja u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku qëndronte në Ksamil.

Paraprakisht dyshohet se ajo ndërroi jetë për shkaqe natyrale, por fjalën e fundit do ta thotë ekspertiza mjeko ligjore.

Sipas të dhënave të Federatës Shqiptare Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, të paktën 105 persona kanë humbur jetën në plazhet e vendit në 5 vitet e fundit. 19 viktima u shënuan vetëm verën që lamë pas. Edhe këtë sezon turistik, ngjarjet tragjike në plazhe kanë qenë të shumtë.

Tri viktima në plazhe, mbyten pushuesit në Shëngjin e Vlorë,

Tri viktima në plazhe, mbyten pushuesit në Shëngjin e Vlorë,