Veliaj lë pa ujë Çerkezin, banorët: Po përdorim ujë të ndotur të puseve
Dhjetëra familje në zonën e Çerkezit në Tiranë po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm si pasojë e problemeve me rrjetin e furnizimit. Ata kanë denoncuar këtë situatë disa herë por thonë se bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj nuk është interesuar për situatën e tyre.
Depozitat apo kovat me ujë janë e vetmja mënyrë për të pasur ujë për të kryer nevojat e përditshme për banorët e Çekrezit.
Banorët thonë se prej ditësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
“Me probleme kemi qene gjithë verës.”
Sipas tyre, edhe kur furnizimi funksionon, sasia e ujit në çezma është e pakët.
“Ndezim një pompë që ta tërheqë pak. Uji vjen në sahat dhe e fusim në bot sepse nuk ngjitet sipër.”
Mungesa e një zgjidhje nga pushteti vendor, i ka detyruar që si zgjidhje të përdorin puset.
Qytetarët thonë se sa herë bie shi uji nuk vjen fare.
“Sa herë bie shi, turbullohet uji. Ai thotë që ta sjellë ujin, por është turbulltët dhe e hedh në lum.”
Banorët thonë se problematika është disa vjeçare dhe e përsëritur ndaj kërkojnë zgjidhje.
