Reforma territoriale drejt dështimit/ Denaj: Nuk është zgjidhje prekja e hartës. Çupi: Velipoja, Shëngjini e Paskuqani të jenë bashki
Demokratët dhe socialistët nuk kanë gjetur dakordësi për të prekur hartën territoriale, çka do të sjellë që dy bashkëkryetarët të shkojnë në Parlament me dy raporte. Propozimin e opozitës për të shtuar numrin e bashkive në 90 njësi, PS nuk e sheh si zgjedhje për reformën territoriale.
Grupi demokrat i Enkelejd Alibeaj nuk ka arritur të bindë Partinë Socialiste për të prekur harten territoriale. Bashkëkryetarja socialiste e komisionit të posaçëm Anila Denaj në një intervistë për RTV ORA tregon që mazhoranca nuk e sheh zgjidhjen te shtimi i numrit të bashkive.
Anila Denaj: "Nuk e shohim që ndryshimi i vijës territoriale është zgjidhja. Përkundrazi. Kthimi mbrapa është garanci dështimi"
Edhe pse demokratët janë të vetëdijshmë që në në Parlament do të shkojnë me dy raporte, bashhkëkryetarja Dhurata Çupi nuk ka hequr dorë nga objektivi për të shtuar numrin e njësive vendore.
Dhurata Çupi: Jemi tek numri i bashkive rreth 89 - 90. Me qarkun Gjirokastër do të mundohemi që të përqasim qarqe të tjera.
Çupi zbulon edhe një pjesë të ndryshimeve që grupimi Alibeaj do të propozojnë të enjtën.
Dhurata Çupi:Për bashkinë Paskuqan do të vendosen dy propozime. Ti bashkangjitet bashkisë Tiranë apo të jetë bashki më vete. Zallherri ti bashkangjitet njësisë më pranë. Kemi propozuar bashki Velipojën, Shëngjinin, Orikumin, Zonën e Dukagjinit, Leskovikun.
Shkrirja e qarqeve dhe zëvendësimi me rajone është ende vetëm një ide politike për socialistët.
Anila Denaj: Duhet një çështje që duhet realizuar dhe mund të jetë një nga rekomandimet tona.
Socialistja Anila Denaj mendon që afati i punës deri në 30 shtator është i mjaftueshëm dhe nuk e sheh të nevojshme shtyerjen e mandatit të komisionit.
Sakaq eksperti, Fatlum Nurja solli në vëmendje disa nga problemet e krijuara sa i përket shërbimeve.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës ditën e hënë ka refuzuar thirrjen e komisionit të reformë territoriale për të qënë në seancë dëgjimore, ndërsa të martën para anëtarë demokratë dhe socialistë do të jenë përfaqësues të bashkisë Tiran, Lezhë dhe Maliq.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

