Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë hap degët e mësuesisë së arsimit fillor dhe parashkollor, interes i lartë

Degët e mësuesisë të arsimit fillor dhe parashkollor të hapura për herë të parë këtë vit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, kanë patur interes të lartë tek të rinjtë.

Dekani i fakultetit të shkencave humane, pohon se këto programe janë të hartuara mbi bazen e kurrikulave europiane

Perparim Kabo: “Qasja e re lidhet me vizionin që kemi si institucion në thelbin e të cilit është kombinimi oi të gjitha kompetencave që e bëjnë një gjeneratë të re mësimdhënësish të suksesshëm”

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dekani pohon se numri i aplikanteve ka qenë më i lartë se vjet edhe në degët e tjera.

Universiteti Mesdhetar ka 44 programe studimi bachelor dhe master në 3 fakultete.