Nisin konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, Ora News mëson propozimet e palëve politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2022, 12:30
Ora News mëson se palët politike kanë nisur konsultimet edhe me datën e zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Propozohet që zgjedhjet e ardhshme të mbahen në maj por do të jetë presidenti Bajram Begaj i cili do të vendosë datën pas konsultimeve që do të bëjë.
Ndërkohë sot anëtarët e Komisionit të Reformës Elektorale kanë propozuar të shtyjnë punën e këtij komosioni deri më 10 mars 2023.
Janë caktuar gjithashtu 8 ekspertë, dy prej tyre ekspertë teknikë Viktor Gumi nga ana e PS dhe Erind Sefa nga PD, raporton gazetarja Fjorela Beleshi.
