Edhe 6 muaj, Alibeaj e Gjiknuri propozojnë shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2022, 10:59
Shtyhet me 6 muaj afati i komisionit të Reformës Zgjedhore.
Në mbështetje të neneve 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores sëKuvendit, si dhe të pikës IX të Vendimit të Kuvendit nr. 12/2022 me propozimin e Bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore kërkohet që komisioni të shtyhet deri më 10 mars 2023.
Ky propozim i dërgohet kuvendit për votim.