“Krim mjedisor në Shijak”, Meta: Tonelata plehra po helmojnë banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2022, 12:00
Kreu i Partisë së Lirisë nga shijaku ka denoncuar krimin mjedisor që po ndodh në këtë zonë.
Sipas tij tonelatat e plehrave që po digjen në mënyrën më kriminale po helmojnë banorët.
Ilir Meta: Helmohen familjet , tokat gjithçka në këtë vend të bekuar të Shijakut. Mafia merr lekët e plehrave ndërkohë i djeg ato në mënyrën më kriminale duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Këtu qeveris mafia e inceneratorëve dhe ushton terror ndaj njerëzve që të mos njoftojnë mediat që të mos njoftojnë politikanë. Edhe i vjedhin edhe i helmojnë edhe i shtypin. Kjo kohë ka përfunduar. Jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë me banorët.