Ky është aksidenti në Levan - Tepelenë që shkaktoi trafik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2022, 10:46
Një automjet tip ”Honda” humbi kontrollin dhe u përmbys në mes të aksit Levan – Tepelenë.
Nga video e mbërritur në redaksi duket që makina e përmbysur dhe dëmet janë të mëdha dhe ka të lënduar.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ekspertët për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë që në këtë aks rrugor është krijuar një trafik në lëvizjen e mjeteve.
