Bashkia Tiranë lë banorët pa rrugë
Mungesa e investimeve në zonat përreth Tiranës është kthyer në shqetësim për banorët aty.Në fshatin Kakunjë banorët ankohen se është shëmbur rruga dhe pavarësisht ankesave si në bashkinë Tiranë si në njësinë administrative Baldushk askush nuk e ka marrë seriozisht problemin e tyre.
Mungesa e investimeve në njësinë administrative Baldushk ka bërë që sa herë të ketë rreshje shiu lumi Zhullimë të marrë me vete dhe rrugën.
Prej vitesh banorët e fshatit Kakunjë e kanë këtë shqetësim.
“Meqenëse lumi është shtyrë shumë këtej ai e ka marrë rrugën, ndërkohë ne kemi hyrë në parcelë të hujë, tokë që tjetri e ka tokë buke.”
Premtimet thonë se kanë qenë të shumta por deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete.
Tashmë prej ditësh rruga është shembur dhe automjetet e kanë të vështirë të kalojnë.
“Çdo vit e njëjta gjë, vijnë e mbushin me zhavorr, kjo po nuk u bë me prita është e njëjta gjë.”
“Kur të nisen ta bëjnë një gjë ta bëjnë tamam.”
Problemi më i madh është për nxënësit të cilët me nisjen e vitit shkollor duhet të kalojnë në këtë aks.
“Tani fillon shkolla ne nuk kemi me çfarë ti çojmë fëmijët në shkollë.”
“Është premtuar që do ët behet ndërhyrje por nuk është bërë asgjë.”
Fëmijët kërkojnë marrjen e masave për sigurimin e rrugës nga lumi.
“Ta rregullojnë rrugën, ta bëjnë më të mirë.”
Kjo rrugë lidh banorët e fshatrave Lugë1, Lugë 2, Shalqizë, Bodin si dhe 80 % e banorëve të fshatit Kakunjë me pjesën tjetër të kryeqytetit. Edhe pse distance që duhet të asfaltohet është rreth 5 kilometër bashkia tiranë nuk e ka parë të arsyeshme të merret me këtë situatë të paktën deri më sot.

