Mësim mes rrënojash, shkolla Hajredin Haxhiraj në Vlorë, me xhama të thyer e mure të rrënuara

Më datën 12 shtator nis mësimi për arsimin parauniversitar në të gjithë vendin. Në Vlorë nxënësit e shkollës Hajredin Haxhiraj do të mësojnë në ambiente aspak të përshtatshme.

Shkolla Hajredin Haxhiraj në fshatin Kërkovë të qytetit të Vlorës do të mësojnë çdo ditë 30 fëmijë kryesisht banorë të fshatit të cilët nuk kanë mundësi për të shkuar drejt Vlorës.

Shkolla ndodhet në kushte të vështira.

Suvaja e rënë, xhamat e thyer, klasat e rrëmujshme, një pamje aspak e denjë, është kjo shkolla e fshatit Kërkovë.

Banorët thonë se çatia pikon në klasa, ndërsa I ftohti i dimrit e bën të pamundur mësimin normal.

“Kushtet janë të këqija, pot ë futesh Brenda është tmerr. Kur është ftohtë nuk mëson dot se është I ftohtë vendi.”

“Është e shkatërruar kështu që ka nevojë për ndonjë riparim të ri.”

Investimet kanë munguar ndërsa ankesat e banorëve kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Kanë thënë që do të vijmë ta shikojmë por nuk e di.”

“Ka ngelur në mjerim.”

Mungesa e infrastrukturës rrugore, ujit të pijshëm, vendeve të punës dhe sigurisht institucioneve arsimore ka bërë që Kërkova të braktiset jo vetëm nga nxënësit por edhe nga të rinj dhe banorët e tjerë duke u përgjysmuar popullsia e saj në 10 vite.