“Kishte rrjedhje gazi,” detaje të reja nga shpërthimi që i mori jetën shqiptarit dhe grekut. Njëri u gjet i ndarë përgjysmë
Shpërthimi i ndodhur në fermën e peshkut në Prevezë, i mori jetën 2 punonjësve, një shqiptari dhe një greku, dhe la të plagosur një tjetër shtetas.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar kryetari i qendër së punës në Prevezë dhe ka thënë se ka pasur rrjedhje gazi para shpërthimit.
“Ka pasur rrjedhje gazi. Gazi mbante erë të fortë dhe kështu është shkaktuar shpërthimi”, tha ai për Prothotema.gr.
Punonjësi i plagosur, u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kanalaki dhe pritet të dërgohet në spitalin e Janinës.
Shpërthimi ka ndodhur në rrethana të paqarta teksa dy punëtorët fatkeq po tentonin të bënin saldim elektrik.
Në fakt, informacionet thonë se trupi i 39-vjeçarit grek, Gerasimos Faturou është gjetur i prerë në dysh.
Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa forca e shpërthimit bëri që rreth zonës banorët të dilnin me shpejtësi nga shtëpitë e tyre.
