Sallova: Open Balkan nismë e Serbisë, nëse nuk njihet pavarësia e Kosovës nuk ka bashkëpunim

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Donik Sallova u shpreh se Open Balkan është një nismë e Serbisë dhe nuk ka lidhje me procesin e Berlinit.

Sipas tij, Kosova e ka refuzuar futjen në Open Balkan, sepse nuk mund të këtë marrëdhënie normale nëse nuk njihet që është se Kosova është një shtet i pavarur.

Ai shtoi se nuk mund të ketë shkëmbimi në rajon dhe nisma të tilla nëse Kosova nuk trajtohet si e barabartë në këtë tryezë.

Sallova: Open Balkan është një nismë e Serbisë, që sot për sot ka tre palë të përfshira në të dhe nuk ka lidhje në procesin e bashkëpunimit në Ballkanin e Perëndimor, sepse vendet janë të përfshira në procesin e Berlinit si një synim për të shkuar drejt BE-së. Kosova e ka refuzuar futjen në Open Balkan, sepse nuk mund të këtë marrëdhënie normale dhe rajonale nëse nuk njihet realiteti faktik në Ballkanin Perëndimor dhe që është se Kosova është një shtet i pavarur që duhet të njihet nga të gjithë.

Kosova prandaj e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë sepse Serbia e fton Kosovën dhe kërkon që të jetë aty më shumë si një treg që synon që ta kapë dhe e trajton si një krahinë jugore, por jo si një shtet i barabartë me shtet e tjera. Ama parimi i shkëmbimeve të barabarta kërkon që të njihet sovraniteti i Kosovës. Prandaj nuk mund të pretendohet për një bashkëpunim real dhe që prodhon rezultate për Ballkanin.