Greqi: Shpërthimi i bombolës vret 2 persona, njëri shqiptar, një i tretë i plagosur rëndë

Greqi: Shpërthimi i bombolës vret 2 persona, njëri shqiptar,
Në foto Gjerasimos Faturos, 39-vjeçari grek që vdiq nga shpërthimi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së dielës në një fabrikë peshku në Prevezë, në zonën e Kanallakit, pranë fshatit Khokhla.

Për pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Shpërthimi është shkaktuar nga një shishe propan, rreth orës 15:30, kur dy punëtorë, një me origjinë greke dhe një me origjinë shqiptare, po kryenin punimet e saldimit me oksigjen. 

Dy burrat e moshës 39 dhe 40 vjeç u plagosën rëndë dhe vdiqën në vend

Një tjetër punëtor ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar fillimisht në spital, në Kanallakiou, ndërsa më pas është transferuar në spitalin e Prevezës.

Trupi i pajetë i 40-vjeçarit grek, Gerasimos Fatouros, baba i tre fëmijëve, si dhe shqiptarit, i cili gjithashtu humbi jetën, do të transferohet në Janinë për kryerjen e autopsisë.

Gerasimos Fatouros ishte baba i tre fëmijëve, 10, 6 dhe 5 vjeç. Gruaja e tij me të dëgjuar lajmin tragjik u rrëzua dhe u dërgua në spital si masë paraprake. 

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat e EKAV-it, zjarrfikëse dhe patrulluese ku kanë mbyllur operacionin.

Greqi: Shpërthimi i bombolës vret 2 persona, njëri shqiptar,

Greqi: Shpërthimi i bombolës vret 2 persona, njëri shqiptar,