VIDEO/ Kryeministrja e Serbisë mbërrin në Mitrovicën e Veriut

VIDEO/ Kryeministrja e Serbisë mbërrin në Mitrovicën e

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka arritur në Mitrovicë të Veriut.

Kryeministrja u prit atje nga përfaqësues të Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Paraprakisht u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb.

Disa nga të pranishmit kishin dhe pankarta me parulla mbështetëse: 

"Sa të kemi Vuçiç (presidentin e Serbisë) dhe Anën tonë (kryeministren e Sebisë), ne nuk i druhemi asgjëje,"

“Mirë se erdhe në tokën e shenjtë serbe – në Kosovë e Metohi,” shkruan në to.

Kjo është vizita e parë e Bërnabiqit në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.

Gjatë qëndrimit njëditor, ajo do të vizitojë komunat në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç - ku popullata shumicë është serbe.

VIDEO/ Kryeministrja e Serbisë mbërrin në Mitrovicën e

Brnabić do të vizitojë Akademinë Shpirtërore, qendrën e IT-së, manastirin Banjska, familjen Radosavljeviç në Leposaviç, si dhe kantinë e verës Lakićević në fshatin Kutnje.

Më 2 shtator, autoritetet e Kosovës lejuan vizitën e saj, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve politikë.

Në delegacionin e Bërnabiqit është edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, dhe drejtori i Zyrës për Teknologji informative dhe e-Qeverisje, Mihaillo Jovanoviç.

VIDEO/ Kryeministrja e Serbisë mbërrin në Mitrovicën e