Berlin/ Kosovari vret me sëpatë ukrainasen, policia ndërhyn në apartament e vret 23 vjeçarin
Një 23 vjeçar kosovar goditi për vdekje me sëpatë një shtetase ukrainase. Më pas ai është qëlluar për vdekje nga policia njofton “Berliner Zeitung”.
Ngjarja është shënuar mëngjesin e së dielës 4 shtator, rreth orës 7:40 të mëngjesit në katin e nëntë të një pallati në Lichtenberg.
Zëdhënësi i Policisë së Berlinit, Stefan Petersen tha se viktima ishte një ukrainase 27-vjeçare, ndërsa kosovari është një 23 vjeçar.
Rreth orës 07:40, fqinjët kishin dëgjuan britmat e tmerrshme të një gruaje brenda apartamentit. Ata thirrën policinë.
Kur oficerët hynë në apartament panë një pamje të tmerrshme. "Një burrë po godiste një grua me sëpatë," tha zëdhënësi i policisë Stefan Petersen-Schümann të dielën pasdite përpara ndërtesës dhjetëkatëshe ku ndodhi krimi. Më pas policia përdori armë zjarri duke vrarë burrin me sëpatë.
Të dy nuk ishin të martuar dhe nuk ishin të regjistruar në apartamentin me një dhomë, tha ai. Policia fillimisht nuk ka mundur të thotë se çfarë raporti ka autori me viktimën.
Në ndërtesat ku jetonte çifti qiratë janë të lira, shkruan berliner-zeitung.de

