Bërnabiç refuzon ta quajë kufi pikën mes Kosovës dhe Serbisë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 13:18

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka refuzuar që ta quajë kufi – pikën e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Bërnabiç këto deklarata i bëri pas kalimit të kufirit Kosovë – Serbi, ku pritet që sot të qëndrojë në Kosovë e ku do të vizitojë komunat veriore me shumicë serbe, raporton Klankosova.
Gjatë fjalimit të saj nga Mitrovica e Veriut, Bërnabiç i është kundërpërgjigjur dhe kryeministrit të vendit Albin Kurti i cili tha se Bërnabiç mund ta shohë se sa demokratike është Kosova.
“Ai [Kurti], nuk mund të flasë për demokraci kur i ka ndaluar serbëve votimin”, tha Bërnabiç.
Tutje ajo nuk ka treguar se çka do të thotë sipas saj “kompromis në dialog”.

