Greva në Kosovë, prindi godet një mësues gjatë tubimit të SBASHK-ut (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 11:55
Një qytetar mësohet se ka goditur një mësues në shkollën Ismail Qemali, Kosovë pas pakënaqësive të grevës së mësuesve.
Përplasja nisi kur një prind shprehu pakënaqësinë ndaj grevës e më pas nisi konflikti fizik.
Prindi goditi mësimdhënësin Naim Bytyqi, pasi nuk iu lejua të fliste, shkruan media kosovare.
Një prind e ka goditur fizikisht mësimdhënësin Naim Bytyqin në Shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë të hënën. Perplasja nisi kur prindi shprehu pakënaqësinë ndaj grevës. Ndaj tij reaguan mësimdhënësit e tjerë, që e larguan nga salla.
Para kësaj, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi se greva nuk ka si të ndalet pasi Qeveria nuk po takohet me ta.