Ana Bërnabiç: Populli serb duhet ta dijë se askush, askush nuk guxon ta rrezikojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 13:45
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se ka ardhur në Kosovë për të sjell mesazhe paqeje, por gjatë fjalimit të saj, të hënën në Mitrovicën e Veriut, ajo megjithatë provokoi e akuzoi e Qeverinë e Kosovës.
“Populli serb (në Kosovë) duhet ta dijë se askush, askush nuk guxon ta rrezikojë”, tha ajo në vizitën e parë në Kosovë si kryeministre e shtetit fqinj.
Bërnabi nga Qendra Multimediale në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarë të komunave veriore, tha se “Kosova provokoi rëndë më 31 korrik”.
