Ministria e Jashtme greke: Kërcënimet e Turqisë janë përtej çdo kufiri, nuk do t'i ndjekim

Ministria e Jashtme greke ka reaguar për deklaratat provokuese të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në spiralen rënëse të përditshme të egër dhe përtej kufijve të deklaratave dhe kërcënimeve”, duke theksuar se “do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit”.

"Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin më të gjerë" përfundon deklarata.

Më herët presidenti turk teksa i referohej “ishujve të pushtuar grekë” nuk ngurroi të paralajmëronte edhe njëherë Athinën.

Presidenti turk sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke bërë përsëri referenca për fatkeqësinë e Azisë së Vogël dhe 1922.

“Grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori, nëse shkoni shumë larg çmimi do të jetë i rëndë. Kemi vetëm një bisedë për Greqinë, mos harroni Smirnën”, tha presidenti turk.

Erdogan e paralajmëroi Greqinë, duke thënë se "pushtimi" i ishujve të Detit Egje nga Athina "nuk është shqetësimi ynë".

"Kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Siç themi, krejt papritur, mund të vijmë brenda natës."