Dëshmitari tregon vrasjen e tmerrshme në Berlin, 23 vjeçari kosovar goditi dhe derën e banesës së tij

Një i ri që banonte në afërsi të banesës ku ndodhi krimi sot në mëngjes në Berlin ka treguar për policinë se rreth orës 7 të mëngjesit ka dëgjuar britma të mëdha.

Një 23 vjeçar kosovar goditi për vdekje me sëpatë një shtetase ukrainase 27 vjeçare. Më pas ai u qëllua për vdekje nga policia e cila ndërhyri në apartament.

Dikush, me sa duket njeriu që u qëllua më vonë, goditi derën e banesës së tij. Dëshmitari thotë se si pasojë i është dëmtuar dera, citon media gjermane. 

Ai vetë nuk ka guxuar të hapë derën. Më vonë pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij.

Dëshmitari ka regjistruar dhe një video ku dukej gjaku në linoleum përpara derës së tij dhe një njollë gjaku më të madhe tek dera.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kur oficerët hynë në apartament panë një pamje të tmerrshme. "Një burrë po godiste një grua me sëpatë," tha zëdhënësi i policisë Stefan Petersen-Schümann të dielën pasdite përpara ndërtesës dhjetëkatëshe ku ndodhi krimi. Më pas policia përdori armë zjarri duke vrarë burrin me sëpatë.