Investimet në gjysmë në Maliq, banorët e fshatit Klocë: Asnjë punë nuk e kanë mbaruar deri në fund
Zonat periferike të vendit kryesisht fshatrat vijojnë të pëballen me mungesën e investimeve. Në fshatin Klocë të Maliqit, banorët thonë se shumë investime të nisura janë lënë në gjysmë dhe asnjë prej tyre nuk ka përfunduar.
Rreth 400 familje në fshatin Klocë të Bashkisë Maliq jetojnë mes problematikave që nga ana e pushtetit lokal duket se janë zgjidhur në mënyrë të pjesshme.
I vetmi investim serioz i para disa vitesh, thonë banorët, është rruga që të çon drejt fshatit por edhe kjo e fundit po degradohet.
Investimi u la përgjysëm duke mos përfunduar rrugët e brendshme të fshatit, të cilat mbulohen nga pluhuri në verë dje balta në dimër.
"Premtime kanë bërë por pak kanë investuar. Po të vish natën këtu asnjë llambë nuk ndizet."
Ndërkohë pjesa më e madhe e familjeve të këtij fshati vuajnë mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza.
Edhe për këtë banorët shprehen se lidhja e tyre nuk është bërë për të gjitha familjet.
"Problemi kryesor për fshatin janë ujërat e zeza. Ky kanal vaditës gjithë dimrin rri me ujë."
"Premtimet kur vijnë votimet."
Sipas banorëve, fshati Klocë ka të njëjtin fat si fshatrat e tjerë të juglindjes ku investimet e paketa bëhen vetëm në prag zgjedhjesh.




