Qarkullonte me pistoletë në Milot, kapet në flagrancë 27-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2022, 21:14
Vijojnë kontrollet për kapjen e personave kërkim apo ato që lëvizin me armë.
Një 27-vjeçar nga Mirdita është arrestuar në afërsi të mbikalimit të Milotit me armë zjarri tip pistoletë në makinë.
I riu është ndaluar gjatë kontrolleve blic të ushtruara në këtë zonë nga efektivët e komisariatit të Krujës.
Ky është rasti dytë i armë mbajtjes pa leje që kapet në zonën e Krujës nga policia e këtij qyteti pasi vetëm një ditë më parë në pranga përfundoi një 38-vjeçar me precedent të theksuar kriminal.
