“S’ka më Basha që shitet” Vasili: Opozita në rritje, Rama në panik, i ka orët dhe minutat të numëruara

Në një intervistë për Ora News,  deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se aksioni opozitar do të ketë një intensifikim në rritje.

Sipas tij, tashmë Rama është i frikësuar dhe në panik sepse opozita nuk bën me kompromise, pasi Bash nuk është më në kreu të PD-së.

Vasili: Do të ketë një intensifikim, por unë nuk jam në gjendje tu them se një datë konkrete. Vendimet do të jenë të njëpasnjëshme dhe do të e të një frymë rritëse dhe nuk do të ulet në asnjë rast. tashmë ka një opozitë që lufton në mënyrë ballore dhe nuk ka më lidershipin  e dikurshëm të PD-së, ku Lulzim Basha shiti opozitarizmin në vend. Kjo opozitë nuk ka kompromis dhe nuk ka më lidershipin e shëmtuar të dikurshëm të PD-së. Kjo i ka futur frikën dhe panikun qeverisë.

Qeveria e sheh veten me orë dhe minuta të numëruar, sepse nuk ka mundësi që ta shesë dhe ta blejë opozitën. Ky është një shtet armik i qytetarit të thjeshtë, ky pra është shteti i Edi Ramës. Ne pamë edhe institucionet që janë të shitura që janë nën akuza të rënda. Autoriteti i Dosjeve guxoi që të hapë pa ligj dokumente sekrete. Lidhi emrin e ish-presidenti Meta me njerëz që nuk kanë lidhje me të.