Zyrtare: Rama e “shpërblen” Ardi Veliun si drejtor të AMP-së, mirëpritet nga ministria e Brendshme
Tashmë është zyrtare. Ardi Veliu do të jetë drejtori i ri Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Ai është prezantuar ditën e sotme nga ministria e Brendshme në krye të këtij institucioni, duke zëvendësuar Muhamet Rrumbullaku i cili përflitet se do të jetë kreu i ri policisë.
Në njëfotim thuhet se drejtor Veliu emërohet në krye të AMP pas një përvoje të gjatë menaxheriale në strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe detyrës si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
“U prezantua sot Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Ardi Veliu, i cili zëvendëson në këtë post zotin Muhamet Rrumbullaku. Ish-Drejtori Rrumbullaku drejtoi Agjencinë me rezultate të larta në një proces reformimi, duke u shndërruar në një strukturë më civile në ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin Zjarrfikës. Falë punës këmbëngulëse dhe intensive të AMP nën drejtimin e z. Rrumbullaku, Agjencia ka kaluar përmes një procesi transformues duke u shndërruar në pararojë e zbatimit të ligjit në kuadrin e goditjes së fenomeneve negative si paligjshmëria dhe korrupsioni në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Rezultatet e arritura nga AMP gjatë kësaj periudhe, e kanë bërë Agjencinë një nga institucionet më të mbështetura nga publiku sa i përket reagueshmërisë dhe zbatimit të ligjit. Drejtor Veliu emërohet në krye të AMP pas një përvoje të gjatë menaxheriale në strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe detyrës si zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai u angazhua për vijimin e punës, në thellimin e reformave të nisura.” – shkruan ministria e Brendshme.
Kujtojmë se Ardi Veliu u dorëhoq nga detyra, duke u zëvendësuar me Gledis Nanon, pas shumë skandalesh dhe kërkesash nga qytetarët e opozita
