Samiti Open Ballkan, Rama dhe Vuçiç propozojnë zgjerimin e aleancës me shtetet të tjera. Përmendin Greqinë dhe Italinë
Kur kanë kaluar rreth 3 vite nga nisma e open ballkan, vetëm gjysma e shteteve të rajonit janë bërë pjesë e tij.
Refuzimi i deri më tanishëm i Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç kanë deklaruar një tjetër plan.
Në prani të ministrit të jashtëm të Turqisë, dhe atij të Hungarisë dhe nën vëzhgimin e ambasadorit të SHBA në Beograd propozuan zgjerimin e shteteve anëtare. Madje duke përmendur dhe afrimin e greqisë dhe të Italisë.
"Ti bashkëngjiten edhe vende kaq të rëndësishme sa Turqia Greqia apo Italia si dhe Hungaria në anën tjetër," tha Rama.
"Shpresoj dhe besoj që disa prej jush në të ardhmen të jenë organizatorë të këtij evenimenti," tha Vuçiç.
Kryeministri Edi Rama edhe një herë ironizoi sa i përket historisë së përplasjes së kulturave.
"Këtu në këtë samit unë duhet të dëgjoj gjuhën e çuditshme, drejtpërdrejt kjo në gjuhën time," tha ai.
Por po ashtu ai u shpreh se edhe marrëveshja e lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës në Serbi ka ardhur falë Ballkanit të Hapur.
"Edhe sot e them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është falë Ballkanit të Hapur. Nuk do të kishte qenë nevoja të shpenzohej gjithë ajo energji e të humbi gjithë ajo kohë," tha ai.
Për Vuçiç këto takime me Ramën i sjellin në vëmendje dhe takimet mes ish liderëve komunist
"Më kujtohet takimi i parë pas 70 vjetësh, pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Rama. Ishte një takim me një energji të jashtëzakonshme," tha ai.
Ndërsa të dy palët shprehen se marrëveshjet mes tre shteteve anëtare ka sjellë rezultat në ekonomi.
"Vendet po përballen me ankthin e furnizimit me grurqë. Ishte Ballkani i Hapur ai që i çliroi menjëherë kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut," tha Rama.
Vetëm një ditë më parë në Beograd u zhvillua dhe panairi i verës me 250 prodhues nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.
