Paratë e drogës në ndërtime, Berisha: Kullat mbijnë ngado në Tiranë, po shkelet çdo rregull e distancë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se në Tiranë po ndërtohet jashtë çdo kriteri, duke zënën hapësirat dhe duke shkelur distancat mes objekteve për shkak të vërshimit të parave të drogës.
Deklaratën e bëri gjatë një takimi me intelektualë të kryeqytetit lidhur me sfidat me të cilat përballet Tirana.
Berisha: Me Edi Ramën dhe këtë kryetar bashkie ata përshtaten dhe gjithçka në Tiranë e dikton pesha e drogës. Asnjëri nuk mund të jetë kundër një lagjeje moderne të Tiranës. Jo. Por kjo që ndodh me Tiranën nuk ndodh me asnjë qytet tjetër në botë, ku janë vërsulur sesi të krijojnë një truall për të ndërtuar një kullë pa asnjë lloj lidhje dhe plani, pa asnjë lloj respekti për kushtet urbanistike. Çfarë po mbetet për Tiranën?
Absolutisht Tirana që unë njoha 60 vite më parë fëmijë ishte shumë herë më eprore në trashëgimi dhe vlera sesa Tirana e sotme me kulla të cilat përfaqësojnë lakminë e papërmbajtur dhe jo rregullin. Me kulla që ngulen ku të munden dhe si të munden mjafton të lahen tonelatat e eurove dhe drogës në to. Para një jave kam parë treguesit e ndërtimit në Europë. Shqipëria e ka 2 herë më të lartë se çdo vend tjetër, 4 herë më të lartë se Suedia. Këtu po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove dhe po e shkatërrojnë qytetin.
