Grupi i Alibeajt, Koka: S'mund të jenë PD një grup njerëzish që hanë e pinë në hotel, nuk shoh demokratë pas tyre
Sali Berisha, ka nisur përgatitjet për sesionin e ri politik, duket se problem kryesor do të ketë mungesën e besimin në grup parlamentar.
Përtej çdo përpjekje, Sali Berisha, ka dështuar të marrë besimin në grup parlamentar.
Një ditë më parë 28 deputetë kanë rikonfirmuar si kryetar të tyre Enkelejd Alibejan.
Grupi që rikonfirmoi Alibeajn kryetar, u mblodh informalisht të mërkurën ku 20 deputetë kanë qenë fizikisht e 8 të tjerë kanë qenë online.
Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në Rtv Ora thotë se pesha e tyre mund të jetë në funksion të allishverisheve, por jo te elektorati demokrat.
Koka: Nëse quan PD një grup njerëzish që mblidhen në lobin e një hoteli. 28 deputetë janë një numër i konsiderueshëm për të bërë allisheverishet e tyre por nuk janë përfaqësues të PD. PD ka seli, zyra, ka vend për të gjithë. Këta që i quan PD tjetër janë thjesht një grup njerëzish që mblidhen medemek për të vendosur për fatet e partisë duke hëngër darkë dhe të nesërmen njoftohen me WhatsApp nga Alibeaj që mbrëmë ndërsa keni qenë duke pirë dhe duke u shëllirë në hotel "Diplomat" keni firmosur edhe që unë të jem kryetar i grupit. Pse kjo është vendimmarrja?
Por megjithatë Koka thotë se jo të gjithë deputetët e kanë ndarë fatin e tyre politik. Si shembull solli kthesën e deputetit Xhela Mziu.
Koka: 5 janë besnikë të Bashës por janë dhe të tjerë që ende se kanë ndarë fatin e tyre. Ndoshta mund të kemi negociime që nuk i dimë. Sot patëm dy prej tyre, zotin Mziu që mori vendimin të jetë drejtues qarku për PD dhe jo grupin e hotel "Diplomat".Kur e kanë bërë përballjen e fundit me demokratët këta, përveç kohës kur numëruan 5004 veta në 1900 karrige. Ajo ka qenë përballja e fundit, njerëzit e shtëpisë i kanë por demokratë që tu shkojnë këtyre pas nuk shoh.
