Gjeta: “Ballkani i Hapur” drejt vdekjes klinike, s’janë 3 shtete. Hyrja e shteteve në BE të bëhet me meritë

250 lloje të ndryshme verërash por dhe muzika nga tre shtetet ballkanike kanë bërë bashkë në Beograd, kryeministrin e Shqipërisë, atë të Maqedonisë së Veriut dhe presidentin e Serbisë së bashku me stafin e tyre.

Politologu Altin Gjeta, në një intervistë për Ora News, tha se mbledhjen e tre liderëve e pa si një akt të sforcuar ndërsa shtoi se nisma “Ballkan i Hapur” po humbet terren për shkak se tre shtetet e tjera të Ballkanit nuk janë bashkuar.

Gjeta e nismën “Ballkan i Hapur” e ka konsideruar  të panevojshëm duke theksuar se ky projekt po shkon drejt vdekjes klinike.

Altin Gjeta: Këtë mbledhje e pashë si një akt të sforcuar të tre aktorëve kryesorë të cilët e kanë iniciuar nismën e Aleksandër Vuçiç, Ramës  dhe Zaev. Projekti i “Ballkanit të Hapur” po humbet terren kohët e fundit për shkak se tre shtetet e tjera nuk janë bashkuar. Analistët perëndimorë flasin për një projekt të dështuar përderisa vendet e rajonit nuk i janë bashkuar. Përpjekja e tre aktorëve është e sforcuar për ta mbajtur gjallë një projekt që po shkon drejt vdekjes klinike. Ishte një proces i panevojshëm sepse kishte një proces në fillim që ishte “Procesi i Berlinit.  Është një nismë kontroverse e papranuar nga tre shtete, është një iniciativë që mbeti e diskutueshme në Bruksel dhe në Washington.

Gjeta teksa foli për hyrjen e vendit tonë në BE, tha se procesi i negociatave është bërë më i komplikuar dhe më politik.

Altin Gjeta: BE është një organizëm ndërkombëtar, i cili i ngjan një organizmi të gjallë, por ajo që na intereson ne është politika e zgjerimit që ka ndryshuar në dy dekadat e fundit, prandaj ka pasur dhe vonesa për anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE sepse metodoligjitë kanë ndryshuar, procesi është bërë më kërkues, më i komplikuar më politik dhe më teknik njëkohësisht. 

I pyetur se a do futen të gjithë vendet njëhkohësisht në BE, Gjeta theksoi: I gjithë procesi i zgjerimit është bazuar në meritë dhe ka qenë individual. Vazhdimisht është folur për një proces të bazuar në meritë, në performancë individuale, por në praktikë kemi parë që nuk ka ndodhur kështu.

Janë ndërtuar paketa shtetesh, në BP kemi tre shkallë në raport me progresin që po bëhet drejt BE, në shkallën e parë janë Serbia dhe Mali i Zi që po negociojnë, në shkallën e dytë është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që sapo hapën negociatat për anëtarësim, dhe kemi në shkallën e tretë Kosovën e Bosnjen që akoma nuk janë vende kandidate. Duhet të jetë bazuar në meritë por nuk ka ndodhur kështu.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.