Humbën në Gadishullin e Karaburunit, momenti kur turistët gjermanë transportohen me skaf drejt Vlorës

Policia ka publikuar me video, momentin kur dy turistët gjermanë të cilin kishin humbur në Karaburun, janë transportuar me skaf drejt Vlorë.

Shërbimet e Delta Forcë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës, u kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve gjermanë që kishin humbur orientimin, në Gadishullin e Karaburunit, dhe rrezikoheshin për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë zonë.

Mësohet se Shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet, fillimisht gjatë vijës bregdetare, me mjet lundrues, dhe më pas kanë zbritur për të nisur kërkimet në tokë, në vendin e quajtur “Skaloma Bege”, në Karaburun, duke përdorur pajisje optike dhe mjete të tjera sinjalizuese policore.

Pas disa orë kërkimesh është bërë i mundur lokalizimi i dy shtetasve gjermanë, në një zonë me terren të vështirë.

Të dy turistëve gjermanë iu dha fillimisht ndihma e parë dhe më pas u transportuan me mjet lundrues në Repartin Delta Forcë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Humbën në Gadishullin e Karaburunit, momenti kur turistët

Humbën në Gadishullin e Karaburunit, momenti kur turistët