VIDEO/ Chelsea nuk kalon në Southampton, Sterling nuk mjafton për Tuchel

Fitorja ndaj Leicester City nuk shërbeu për t’i dhënë një dozë morali Chelseat për të siguruar një tjetër fitore pasi është Southampton që i shkakton dhimbje skuadrës së Thomas Tuchel. Ekipi londinez mori një leksion futbolli nga jugorët me humbjen e parë sezonale 2-1 që u vendos në pjesën e parë.

Raheem Sterlind shënoi fillimisht duke krijuar iluzionin e fitores së bluve por më pas Lavia dhe Armostrong kthyen rezultatin në favor të bardhekuqve. Kjo është humbja e dytë sezonale e Chelseat që mbetet në kuotën e 7 pikëve.

Në ndeshjet e tjera, Everton shkëputi një barazim me vlera 1-1 në Leeds dhe Brentford barazoi me të njëjtin rezultat në fushën e Crystal Palace ndërsa Fulham fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Broghton.