Vera bashkon 3 ballkanasit, Rama: "Open Ballkan" do të shuajë hijet e së shkuarës, Kovaçevski: Nismë ekonomike jo politike
250 lloje të ndryshme verërash por dhe muzika nga tre shtetet ballkanike kanë bërë bashkë në Beograd, kryeministrin e Shqipërisë, atë të Maqedonisë së Veriut dhe presidentin e Serbisë së bashku me stafin e tyre.
Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij ka nënvizuar se Ballkani i Hapur do të sjellë vetëm të mira për vendin sa i përket ekonomisë. Edhe pse duhet të jenë gjashtë shtete pjesëmarrëse, Vuçiç shtoi se do të punojë edhe më shumë për dy anëtarët e tjerë që kanë firmosur Open Ballkan.
"Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, por vetëm të mira për njerëzit dhe popujt e vendeve tona dhe do të sjellë vetëm gjëra të mira. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë më të hapur, më të fortë dhe tërheqës edhe për të tjerë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët," tha ai.
Edhe kryeministri i Shqipërisë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, por nënvizoi se kjo marrëveshje do të shuajë pasojat e luftërave të përgjakshme të rajonit.
"Është një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni për të ardhmen, në mënyrë që kjo lagje e vogël në mes të Europës, të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës," tha Rama.
Për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut panairi në Beograd tregon se kjo strategji po funksionoi, por u kujdes të shtonte se nuk është një projekt politik.
"Ka njerëz që pyesin a është nisëm politike, dhe ne vazhdojmë tu themi që është një nisëm ekonomike," tha ai,
Në panair u vu re edhe pjesëmarrja e ish kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç, por sërisht nuk u arrit që Ballkanit të Hapur t'i shtohen shtete të tjera të rajonit.
