Fushata elektorale për zgjedhjet lokale, Berisha: Primaret e PD rëndës jetike
Sali Berisha, mblodhi kryesinë e kësja force potlike për të dikutuar aksionin opozitar në këtë sesion të ri politik, ku nuk përjashtohen protestat popullore. Në kryesi u ndanë edhe grupet e punës që do të drejtojnë këtë force politike drejt zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Proceduarat demokratike të PD sipas Berishës janë të një rëndësie jetike.
Sali Berisha: Lëvija popullore për shpëtimin e Shqipërisë është rruga e vetme e zgjidhjes. Ne si PD kemi të rëndësishëm mentin për fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Imagjinoni ju, se çfarë rëndësie jetike kanë procedurat demokratike që bëjmë ne, në një shtet mafioz ku shkelmohet vota, ku partia rivale ka ndaluar votën brenda saj. Këto primare dhe kjo procedurë janë dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët. Mbahen në kushte shumë të vështira, por kanë shpirtin e pluralitetit në vete, kanë fundin e kryetarokracisë. Duhet të bëjmë gjithçka për një procedurë sa më transparente të zgjidhen kandidatet më të mirë me votën e lirë.
"Grupi im i punës po punon dhe përfundon së shpejti kodin penal të PD, kod që do të përdoret për të gjitha strukturat zgjedhore brenda PD" bëri me dije Berisha.
