"Kuvend" kundër ndërtimit të HEC në Skavicë
Aleanca për Dibrën, një bashkim qytetarësh dhe aktivistësh, vijojnë protestat kundër projektit për ndërtimin e HEC të Skavicës.
Shtatori nisi me protesta qytetare.
“Aleanca për Dibrën” organizoi tubimin e radhës kundër ndërtimit të Hecit të Skavicës.
Kuvendi i protestës së dibranëve këtë herë u zhvendos në Fushë Alie.
“Si dibrane nuk mund të hesht prëballë një padrejtësie kaq të madhe që i kanoset këtij vendi. Po gatuhen veprime në kurriz të Dibrës ”
Banorë të zonës që thonë se preken direkt nga projekti dhe aktivistë treguan pse kundërshtojnë projektin që sipas tyre prek rreth 20 mijë banorë.
“Të shkatërrohet për interesa të ca njerëzve të babëzitur. Nuk ka asnjë lloj argument që të provojë që ky projekt të zhvillohet”
Mes banorëve të Dibrës, ishte ambientalisti Sazan Guri që bë vazhdimësi ka mbështetur protestat kundër projekteve që cënojnë natyrën!
Krahas protestave të vazhdueshme, aktivistët po mbledhin firma për një peticion kundër ndërtimit të Skavicës ndërsa kanë paralajmëruar se do ti drejtohen gjykatave për të kërkuar ndalimin e projektit.
Hidrocentrali i Skavicës është projektuar fillimisht në vitet 70’, si pjesë e Kaskadës së Drinit.
Projekti kap vlerën e 500 milion dollarëve, ndërsa punimet do të kryhen nga kompania amerikane Bektel.

