"Ndragheta" 202 arrestime në Itali, mes tyre dhe një kryebashkiak. Drogë, krime e pastrim parash

Detaje nga operacioni i gjerë që është zhvilluar në Cosenza te Italisë ku u ndërmorën 202 arrestime.

Një organizim kriminal që menaxhohej nga një kupolë drejtuese që vepronte si një sistem i organizuar mirë e që lidhte ne afera biznesi e perfitime të paligjshme drejtuesit e administratës liokale, mafien territoriale e sipërmarrësit, informon gazetarja e Ora News, Alba Kepi.

Janë vënë në pranga 139 të arrestuar, 50 të tjerë në arrest shtëpie, 12 në urdhër detyrim paraqitje e 1 person në pezullim profesioni të avokatit.

Akuzat që rëndojnë mbi ta: Shkëmbim e favorizim vote elektorale në zgjedhje administrative vendore, garë e padrejtë tenderime publike, mashtrim me fondet publike, abuzim me detyrën e funksionarit publik, vepra penale në dëm të administratës publike, pronësi fiktive e falsifikim prone, dëshmi e rremë, riciklim e autoriciklim parash, pastrim të ardhurash nga aktivitete të paligjshme si trafik droge e tipit kokainë, marijuanë, hashash e heroinë, si dhe organizim kriminal në aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit e të basteve sportive si dhe vepra penale e pastrimit të parave në lidhje me to, mashtrim me pasurinë e të ardhurat në interesat mes sipërmarrësve të këtij sektori e krimit të organizuar mjaft joshës në këtë biznes shumë fitimprurës.

Megaoperacioni i ekzekutuar mëngjesin e sotëm (1 shtator) në territorin e provincës së Cosenzas, u drejtua nga hetimet e Prokurorisë së Katanzaros e Prokurorit të Antimafias Nicola Gratteri.

Hetimet zbardhën një sistem kriminal që qeveriste e meanxhonte përmes një komiteti drejtues aktivitetet e paligjshme krimiknalë në territorin e Cosenzas e provincën e saj.

Organizimi i tyre bazohej në një strukturë të lartë drejtuese e përërë nga dy grupe: klan i italianëe dhe klani i ciganëve (zingari) që kishin nëngrupet e tyre organizuese.

Hetimet e bazuar në metodologjinë tradicionale të antimafias , zbardhën lidhjet e tyre me eskponetë drejtues lokal si kryetari i Bashkisë së Rendes, me kësilltarin e puënve publike të këtij rajoni si dhe me Drejtorin e Dekorit Urban të Kozencës.

Sekuestrohen 72 milione euro 

 Në sekuestrim paraprak janë vënë pasuri e prona me vlerë 72 milionë euro mes të cilave një avion i vogël, një jaht, një mjet lundrues, 70 autovetura, 7 motorra, 78 banesa mes të cilave 5 vila,  26 hektarë tokë, 39 kompani shumica e të cilave me aktivitet në lojëra fati, baste sportive e bilardo, 20 kompani me aktivitet në sektorin turistik, artistik e ndërmjetësi finanaciare si dhe 7 shoqata me aktivitet në fushën sportive.