PD nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Berisha emëron kryetarët e grupeve të punes
Në nisjen e sesionit të ri potlik, Sali Berisha, mblodhi kryesinë e kësaj force politike për të sinkronizuar aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës, por edhe për të organizuar partinë për zgjedhjet e ardhshme, vendore.
Në mbledhje u caktuan kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike
Qarku Kukës - Isuf Çela.
Qarku Dibër - Xhelal Mziu.
Qarku Shkodër - Bardh Spahia.
Qarku Lezhë - Jozefina Topalli.
Qarku Durrës - Oerd Bylykbashi
Qarku Berat - Tomorr Alizoti
Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.
Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4
Zona 2 - Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12
Zona 3 - Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16
Zona 4 - Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.
Zona 5 - Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë
Qarku Elbasan - Luçiano Boçi
Qarku Korçë - Edmond Spaho
Qarku Fier - Luan Baçi
Qarku Vlorë - Bujar Leskaj
Qarku Gjirokastër - Tritan Shehu
Sa i përket zhvillimeve brenda Partisë Demokratike, Sali Berisha i qëndron normës tashmë statutore që kandidatët për zgjedhjet vendore do të dalin nga vota e demokratëve.
