“Kush ja kërkoi Autoritetit të Dosjeve gjeneralitetet?” Meta: Jam dëborë i bardhë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë deklaratës për mediat tha se e kaluara e tij është dëborë e bardhë.
Sipas tij Autoriteti i Dosjeve është një aneks i bashkisë dhe e qeverisë.
Madje Meta nuk la pa përmendur as Nikollën duke thënë se Autoriteti i Dosjeve me informacionet që nxorën kanë tromaksur kryetarene kuvendit kur nuk u tromaks kur falsifikuar firmën e Gramoz Ruqit.
Ilir Meta: Autoriteti i Dosjeve po të kishte shqetësim kush e pengoi të më merrte mua e të merrte sqarime. Jam hetuar 2 herë më parë por unë kam bërë një deklaratë se në rast se nuk kam qenë marr përsipër përgjegjësi penale. Aty ka pasur siguri të plotë për montazhet e bëra. Autoriteti ka qënë shumë i ndërgjegjshëm. Kush ja kërkoi Autoritetit gjeneralitetet e Ilir Metës? Dhe si këta kishin bërë gati një projektligj. Është një aneks i bashkisë dhe e qeverisë. Janë bërë pjesë e një manipulimi. Kanë tromaksur kryetarene kuvendit kur nuk u tromaks kur falsifikuar firmën e Gramoz Ruqit. Gjithçka ka qenë e programuar.
“Është një sulm i hapur kundër pluralizmit politik. Mua më bëjnë nder se e kaluara ime është dëborë e bardhë. Kur këta falsifikojnë dokumentat e atyre viteve mendoni ç’bëjnë me firmën e tyre.”,u shpreh Meta.