Berisha: Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend

Kreu i PD Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë ditën e sotme u shpreh se Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend.

Sipas Berishës këtë Rama po e bën duke shkelur ligjet e vendit të cilat mbrojnë digat.

Arsyeja sipas Berishës është pasurimi i qeveritarëve dhe varfërimi dhe shtypja e shqiptarëve.

Sali Berisha: Ju dhe shqiptarët duhet ta dini se Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend. Duke shkelur ligjet e vendit të cilat mbrojnë digat, nuk lejojnë zbrazjen e digave deri në datën 1 shtator. Do të sjellin errësirën që të justifikojnë aferën e kontraktimit të 2 gjeneratorëve gjigant nga Bangladeshi të cilët shpenzojnë 520mijë euro naftë, jo me çmimin aktual dhe kanë qeranë ditore 92 mijë euro. Në 2 vite 760 mijë euro me të cilët qeveria mund të kishte ndërtuar 3 deri 4 termocentrale me gaz si i Vlorës dhe gazi është aty.

"Këta duan të mbushin xhepat e tyre pasi i konsiderojnë shqiptarët si qenie për ti varfëruar dhe shtypur", u shpreh Berisha.