"Po vlon Tirana, po zien Shqipëria”, Berisha: Qytetarët po vidhen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2022, 12:47
Kreu i PD Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë nuk la pa përmendur rritjen e çmimeve me të cilën po përballen qytetarët në Shqipëri.
Sipas Berishës Tirana dhe e gjithë Shqipëria po zien sepse qytetarët po vidhen.
“Shqiptarët marrin 107% të çmimit mesatar të vendeve të BE që kanë rrogë mesatare 6 herë më të lartë se në Shqipëri” u shpreh Berisha.
Sali Berisha: Po vlon Tirana po zien Shqipëria sepse qytetarët po vidhen çdo ditë me çmimet e mallrave që blejnë në dyqane. Në asnjë vend çmimi i vajit nuk është trefishuar si në Shqipëri. Shqiptarët marrin 107% të çmimit mesatar të vendeve të BE që kanë rrogë mesatare 6 herë më të lartë se në Shqipëri.