Ballkani i Hapur, Rama: Kjo rrugë e hapur t’ju pëlqejë më shumë se rrugët e mbyllura

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Panairin e Verërave në Beograd, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit. Nga Shqipëria kanë marrë pjesë 22 prodhues.

Rama tha se përmes këtij panairi “i kemi dhënë mundësi prodhuesve tanë të shkëmbejnë eksperiencat, të rrisin tregtinë dhe të shikojnë kaq shumë prodhime që do të duheshin kohë e madhe për tu shikuar”.

Edi Rama: Zgjedhja jonë është e thjeshtë, si  të qëndrojmë të gjithë bashkë duke qënë të gjithë së bashku në këtë lagje të europës. Edhe në këtë panair të nivelit të lartë europian është e qartë se më mirë së bashku duke u afruar me njerëzit.  I kemi dhënë mundësi prodhuesve tanë të shkëmbejnë eksperiencat, të rrisin tregtinë dhe të shikojnë kaq shumë prodhime që do të duheshin kohë e madhe për tu shikuar. Sot janë 22 prodhues nga Shqipëria. Jam i bindur që ky panair që synojmë ta zhvillojmë vit për vit do të nxis dhe tregtar të tjerë.

“Shpresoj që kjo rrugë e hapur tju pëlqejë më shumë se rrugët e mbyllura të së shkuarës dhe shpresoj se do të punojnë për ta çuar këtë rrugë përpara”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.