Berisha: Në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat e ngritura mbi kokainën, heroinën dhe kanabisin
Në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat e ngritura mbi kokainën, heroinën dhe kanabisin. Kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë.
Sipas tij Rama nuk le urdhër që vjen në kundërshtim me interesat tona(të shqiptarëve pa zbatuar).
Sali Berisha: Në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat e ngritura mbi kokainën, heroinën dhe kanabisin. Të cilat kanë marrë erë në të gjithë botën, njëra pas tjetrës dhe tani militanti merr detyrën që të garzntojë funksionimin e partisë shtet. Iku dhe drejtori i Shërbimit Informativ. A e dini ju ku është drejtori është në shkollim pa afat në SHBA se ishte pa shkollë Helidon Bendo. Dhe tani doli drejtori i ri shkon direk nga zyrat e Edi Ramës. Edi Rama nuk le urdhër që vjen në kundërshtim me interesat tona(të shqiptarëve pa zbatuar).