Paralajmëron protesta, Berisha: Nisim aksionin më të fortë në histori kundër qeverisë mafioze
Sali Berisha, mblodhi kryesinë e kësja force potlike për të dikutuar aksionin opozitar në këtë sesion të ri politik, ku nuk përjashtohen protestat popullore. Në krysi u ndan edhe grupet e punës që do të drejtojnë këtë forcë potilike drejt zgjedhjeve të ardhshme vendore. Po ndërsa Berisha po koordinohet edhe me Partinë e Lirisë, dhe po bëhet gati për betejë poltike, vazhdon të mos e ketë mbeshtetjen e pjesës më të madhe të grupit parlamentar.
Në nisjen e sesiot të ri potlik, Sali Berisha, mblodhi kryesinë e kësaj force potlike për të koordinuar aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës, por edhe për të organizuar partinë për zgjedhjet e ardhshme, vendore. Para zyrtarëve të Selisë Blu, Berisha tha se nuk ka ligj që ndalon Edi Ramën dhe grupin e tij nga vjedhjet prej miliardave, ndaj ai paralajmëroi aksione të forta pasi sipas tij qytetrët po zien.
Sali Berisha: Qytetarëve shqiptarë iu është dukur muaji gusht më i gjati i pesë muajve të fundit. Presin lëvizjen popullore për ti dhënë përgjigje presin veprimet e frontit për shpëtimin e Shqipërisë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë.
Berisha u ndal tek energjia, duke akuzuar qeverine per korrupsion dhe keqmenaxhim. Ai tha se me parat që po kontrakton du prodhues të ëlvizshëm energji do të kishte ndërtuar një termocentarl me gaz që do ta ndihmonte shqipërinë në afatgjatë.
Sali Berisha: Në 2 vite 760 mijë euro me të cilët qeveria mund të kishte ndërtuar 3 deri 4 termocentrale me gaz si i Vlorës dhe gazi është aty.
Kjo qeveri tha Sali Berisha, e ka kthyer vjedhjen në system, ndërsa nuk la jashtë akzuave të forta kryebashkikun e Tiranës, Erion Veliaj.
Sali Berisha: Në rast se në kryeqytet e vendeve të BE një shkollë ndërtohet me 620 mijë euro lali vjedhësi ndërton shkollën me 3 milion euro.
Sa i përket zhvillimeve brenda Partisë Demokratike, Sali berisha, i qendron normës tashmë statutore qëkandidatët për zgjedhjet vendore do të dalin nga vota e demokratëve.
Sali Berisha: Grupi im i punës po punon dhe përfundon së shpejti kodin penal të PD.
Por teksa Sali Berisha, ka nisur përgatitjet për sesionin e ri potlik, duket se problem kysor do të ketë mungesën e besimin në grup parlementar. Përtej çdo përpjekje ai ka dështuar të marr këtë besim, ndërsa një ditë më parë 28 deputetë kanë rikonfirmuar si kryetar të tyre Enkelejd Alibejan.

