Ishte në kërkim për drogë, arrestohet në Elbasan, pranga dhe strehuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2022, 13:36
Është arrestuar në Elbasan një 40-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për kultivim të bimëve narkotike.
“40-vjeçari me inicialet A. D., banues në Elbasan u arrestua falë operacionit policor të koduar "Escape", njofton policia.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.08.2022, gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.
Gjithashtu është arrestuar një shtetas tjetër 41 vjeçari me inicialet U. K.,, që e ka përkrahur 40-vjeçarin, pasi dyshohet se ka strehuar në banesën e tij, shtetasin A. D., pas shpalljes në kërkim nga Policia, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
